LAJMI I FUNDIT:

Microsoft do të investojë 5 miliardë dollarë të tjerë në Australi “për të rritur mbrojtjen e brendshme nga kërcënimet kibernetike”

Microsoft do të investojë 5 miliardë dollarë të tjerë në Australi “për të rritur mbrojtjen e brendshme nga kërcënimet kibernetike”

Microsoft thotë se do të investojë një shtesë prej 5 miliardë dollarësh në Australi gjatë dy viteve të ardhshme, ndërkohë që bashkëpunon me Drejtorinë Australiane të Sinjaleve (ASD) për të rritur mbrojtjen e brendshme nga kërcënimet kibernetike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Anthony Albanese konfirmoi investimin e ri në ditën e hapjes së vizitës së tij shtetërore në Shtetet e Bashkuara gjatë një aktiviteti në ambasadën australiane në Uashington, i shoqëruar nga nënkryetari dhe presidenti i Microsoft, Brad Smith, dhe drejtori menaxhues i Microsoft për Australi dhe Zelandë të Re, Steven Worrall.

Njoftimi në Uashington vjen përpara se qeveria e Albanese të artikulojë një strategji të re australiane të sigurisë kibernetike që mbulon periudhën deri në vitin 2030.


Publikimi i strategjisë së re australiane pritet brenda javësh.

Microsoft thotë se bashkëpunimi me qeverinë australiane për të rritur sigurinë e brendshme kibernetike do të rrisë “aftësinë e përbashkët për të identifikuar, parandaluar dhe përgjigjur kërcënimeve kibernetike, të cilat po rriten si në frekuencë ashtu edhe në ashpërsi”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Teknologji
Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Teknologji
A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

Teknologji
Kalo në kategori