Microsoft me rritjen më të ngadaltë në 6 vjetet e fundit
386:"(FILES) In this file photo taken on March 6, 2018 the logo of French headquarters of American multinational technology company Microsoft, is pictured outside in Issy-Les-Moulineaux, a Paris' suburb. Microsoft said on July 22, 2020 that revenues climbed in the past quarter amid strong demand for cloud computing services from pandemic-hit businesses and consumers. / AFP / GERARD JULIEN 3:"AFP
Shitjet e Microsoftit janë ngadalësuar ndjeshëm pasi klientët kanë reduktuar shpenzimet e tyre për teknologjinë.
Firma tha se shitjet u rritën vetëm 2 për qind, që është rritja më e vogël tremujore në më shumë se gjashtë vjet, përcjell Telegrafi.
Përditësimi erdhi vetëm disa ditë pasi firma tha se do të reduktonte fuqinë punëtore me afërsisht 5 për qind, duke reduktuar mbi 11 mijë vende pune.
Industria e teknologjisë është goditur nga shkurtimet e vendeve të punës në muajt e fundit, pasi shpenzimet për reklama u reduktuan dukshëm.
Gjiganti amerikan tha se të ardhurat e lidhura me sistemin e lojërave video Xbox ranë me 12 për qind, ndërsa shpenzimet për produktet e saj Windows ranë 39 për qind.
Pra, fitimet e përgjithshme të kompanisë u ulën me 12 për qind, apo në 16.4 miliardë dollarë. /Telegrafi/