Mickoski i reagon Gruevskit: Më vjen keq që ke vendosur të bësh parodi publike

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të Nikolla Gruevskit në lidhje me zhvillimet politike në vend. Mickoski në një postim në Facebook thotë se “i vjen keq që ish-kryeministri ka vendosur të bëjë parodi publike dhe të shërbejë për defokusimin nga krimi i pushtetit aktual”.
Mickoski shkruan se nuk ka nevojë për dialog nëpërmjet mediumeve dhe se nuk e ka ndërmend të jetë pjesë e skenarit për krijimin e përçarjes në dobi të pushtetit.
“Një ditë kur të takohemi sy më sy do t’ju tregoj detajet nëse jeni gati t’i dëgjoni. Nuk do të lejoj të harrohet se çfarë po bën kjo qeveri kriminale për të qëndruar gjithnjë e më gjatë, duke krijuar një atmosferë ku humbet shpresa e qytetarëve për drejtësi. Nëse doni përçarje, ky është vendimi juaj, të cilin unë jam gati ta kundërshtoj, sepse nuk është betejë personale, por betejë për Maqedoninë, e cila po zhytet gjithnjë e më shumë në krim, ku gjithçka shkon kundër vullnetit të qytetarëve. Ndërsa ne politikanët jemi të zgjedhur nga populli dhe i përgjigjemi popullit për veprimet tona. Për Maqedoninë nuk duhet të ketë treg dhe marrëveshje nën tavolinë. Nuk do të lejoj marrëveshje personale në kurriz të interesit kolektiv. Ky nuk është viti 2018, kjo është një kohë tjetër”.
“Siç thuhet “e vërteta është herët a vonë do të dalë”, dhe të vërtetën e dimë unë dhe ti…, por duket se të tjerët që e thonë publikisht këto ditët e fundit, pak a shumë me zë të lartë dhe qartë, e di edhe atë”, ka shkruar Mickoski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa