LAJMI I FUNDIT:

Mickoski nuk e komenton iniciativën për referendum nga “E Majta”

Mickoski nuk e komenton iniciativën për referendum nga “E Majta”

Lideri i opozitares OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski, sot nuk ka dashur të komentojë nismën e së majtës për referendum, duke theksuar se qëndrimin e tij do ta thotë pasi të vijë në Kuvend.

“Le të vijë në Kuvend dhe ne do të komentojmë”, tha Mickoski.

Ai tha se as nuk dëshiron të komentojë as ngjarjet në BDI dhe të ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike.


“Këto janë punët e tyre të brendshme. Uroj vetëm të kemi një debat politik cilësor me të cilin Maqedonia të ecë përpara dhe qytetarët të kenë shpresë se do të kenë një të ardhme të bukur”, tha Mickoski.

I pyetur për iniciativën Ballkani i Hapur dhe faktin se OBRM-PDUKM po vonon ratifikimin e marrëveshjeve me Shqipërinë dhe Serbinë, Mickoski tha se kjo iniciativë ka kohë që është prezente në opinion, por që as kryeministri i mëparshëm Zoran Zaev dhe as Kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski nuk i bëri thirrje opozitës që ta informojë se çfarë po ndodh dhe cili është qëllimi i Open Balkans.

“Kur marrim informacione se cili është qëllimi i iniciativës dhe çfarë sjell ajo iniciativë, atëherë mund të ulemi dhe të flasim më konkretisht për mbështetje apo jo. Ne jemi njerëz seriozë dhe nëse është një iniciativë vërtet serioze nuk mund të japim mbështetje apriori por na duhet vërtet një shpjegim serioz. Në një shpjegim kam dëgjuar se bëhet fjalë për bashkëpunim të fqinjësisë së mirë dhe shpesh e shtroj pyetjen se si dy nga këto tre shtete janë në kufirin e hapur ballkanik”, tha Mickoski.

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Mickoski sot pati takim me kryetarin e Unionit të Odave Ekonomike, Trajan Angeleski.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori