LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Ekziston një Akademi e Shkencave dhe Arteve, temat etnike dhe kombëtare nuk janë prioriteti im

Mickoski: Ekziston një Akademi e Shkencave dhe Arteve, temat etnike dhe kombëtare nuk janë prioriteti im

Ekziston një Akademi e Shkencave dhe e Arteve dhe ky është qëndrimi i OBRM-PDUKM-së, i Qeverisë dhe i akademikëve nga bashkësitë e ndryshme etnike, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi dje në Tetovë u njoftua se katër komuna të udhëhequr nga VLEN do të financojë funksionimin e Shoqatës së Qytetarëve – Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptare.

Mickoski nuk pret që një lëvizje e tillë e VLEN-it të ndikojë negativisht në koalicionin qeveritar.

“Qëndrimi ynë është parimor dhe kam thënë se në shumë raste në të kaluarën nuk janë prioritet temat etnike dhe kombëtare”, tha Mickoski.


Ai thotë se këshilltarët e OBRM-PDUKM-së nuk do ta votojnë buxhetin komunal nga i cili do të ndahen mjete për këtë qëllim. Nuk do të doja që paratë e qytetarëve të shpenzohen për organizata joqeveritare, më mirë do t’i shihja të shpenzohen për projekte infrastrukturore, për të krijuar kushte që të rinjtë të kthehen dhe këto janë temat për të cilat dua të diskutoj.

Temat që polarizojnë apo etnizojnë nuk janë tema në të cilat unë dua të jem bashkëbisedues. Unë supozoj se këto janë disa nga partitë opozitare në Kuvend që do të rrisin ose ulin rejtingun nëse diskutohet kjo temë. Më vjen keq që zgjedhin tema të tilla për pikë politike, por si kryetar i Qeverisë mbetem i përkushtuar që të punoj për të mirën e qytetarëve pa dallim etnie”, theksoi Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori