Michelle Hunziker – Modelja dhe prezantuesja e Eurovision 2025: Një vështrim mbi jetën dhe karrierën e saj

Finalja e Eurovision 2025 u zhvillua me sukses të shtunën mbrëma në Bazel, me prezantimin e shkëlqyer të Michelle Hunziker, krahas Hazel Brugger dhe Sandra Studer.
47-vjeçarja, e lindur në Zvicër dhe me nënshtetësi italiane, u komentua gjerësisht për profesionalizmin dhe prezencën elegante në një nga mbrëmjet më të ndjekura të vitit në Europë.
Michelle, e njohur prej dekadash si modele, aktore dhe prezantuese, u kthye në qendër të vëmendjes me një performancë energjike, shkruan DailyMail.
Ajo ka qenë një figurë e njohur në skenën televizive italiane që nga vitet e 90-ta dhe ka pasur një jetë personale të ndërlikuar, përfshirë një martesë me këngëtarin Eros Ramazzotti dhe një periudhë pesëvjeçare pjesë e një sekti që, sipas saj, ndikoi edhe në prishjen e martesës.
Aktualisht, Hunziker ka tre fëmijë dhe mbetet shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndau edhe momente prapa skenave gjatë përgatitjeve për festivalin.
Edicioni i 69-të i festivalit u mbyll me duartrokitje të gjera dhe një organizim të vlerësuar, duke e konfirmuar edhe një herë Eurovisionin si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore ndërkombëtare. /Telegrafi/





















































