LAJMI I FUNDIT:

Michael Owen ka një teori rreth kartonit të verdhë të Bruno Fernandes ndaj Bournemouth

Michael Owen ka një teori rreth kartonit të verdhë të Bruno Fernandes ndaj Bournemouth

Michael Owen ka ardhur me një teori rreth kartonit të verdhë që mori Bruno Fernandes në ndeshjen ndaj Bournemouth.

United u mposht me rezultat të thellë 3-0 në shtëpi ndaj Bournemouth me Fernandes që nuk arriti të ketë ndonjë ndikim në lojën e “Djajve të Kuq”.

Teksa po afrohej fundi i ndeshjes dhe United ishte në disavantazh prej tre golave, Fernandes mori karton të verdhë për shkak të një përleshje verbale me gjyqtarin.


Si pasojë e këtij kartoni, kapiteni i United nuk do të mund të luajë në derbin e vikendit të ardhshëm ndaj Liverpoolit, për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

“Pyes veten se sa karton të verdhë ka marrë për shkak të mospajtimit me gjyqtarin”, ka thënë fillimisht Owen.

“Ndoshta nuk ju pëlqen të shkoni në Anfield. Unë nuk do të doja në këtë moment. Nuk jam i sigurtë se ju po mendoni për ndeshjen e ardhshme kur jeni të angazhuar në një ndeshje tjetër”, vazhdoi ai.

Tutje, Owen ka thënë se Fernandes duhet të jetë përgjegjës dhe një lider i skuadrës.

Manchester United identifikon yllin e Bundesligas për të përforcuar sulmin
Lexo po ashtu Manchester United identifikon yllin e Bundesligas për të përforcuar sulmin

“Ai duhet të jetë përgjegjës, ai duhet të jetë një ambasador i mirë, një lider për skuadrën. Si një lojtar që nuk bën shumë ndërhyrje të ashpra, ai merr shumë kartonë”, përfundoi Owen.

Fernandes këtë sezon në Ligën Premier ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime në 16 ndeshje të luajtura deri më tani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

La Liga
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

La Liga
Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

La Liga
Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

La Liga
Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit, mposht Mallorcan

Barcelona vazhdon sigurt drejt titullit, mposht Mallorcan

La Liga
Kalo në kategori