LAJMI I FUNDIT:

MFSK: Ushtarët e FSK-së shkelën rregulloren e brendshme kur publikuan foto nga namazi

MFSK: Ushtarët e FSK-së shkelën rregulloren e brendshme kur publikuan foto nga namazi

Ka mjaftuar publikimi i një fotografie në rrjetet sociale të disa ushtarëve me uniformë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët shihen duke falur namaz, dhe Ministria të marrë masa ndaj tyre.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) i ka thënë Gazetës Insajderi se me publikimin e kësaj fotoje pa autorizim nga hapësirat e brendshme të FSK-së, njësiti ka shkelur rregulloren e brendshme.

Sipas Ministrisë, kjo nuk ka të bëjë më ndalimin e faljes së namazit të xhumasë në hapësirat e FSK-së, siç është raportuar në media.

“Nuk është marrë asnjë vendim për të ndaluar praktikën e faljes së namazit të xhumasë. Ka të bëjë me çështje të izoluar për shkak të procedurave të brendshme, shkelje e rregulloreve në një njësi, publikimi i fotove pa autorizim nga hapësirat e FSK-së”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.

Në këtë rast, MFSK thotë se marrja e masës së përkohshme ndaj këtij njësiti nuk ka të bëjë me kurrfarë frike, por vetëm me respektimin e rregulloreve të brendshme.

Sipas tyre, “FSK-ja nuk e  pengon askënd që ta praktikojë religjionin e tij ashtu siç ai dëshiron, por pa e penguar asnjë herë funksionalitetin dhe operacionalitetin e FSK-së, si dhe duke i respektuar kushtet e parapara në kontratën e shërbimit”.

“Në FSK detyrë parësore është shërbimi  ndaj detyrave të FSK-së”, thuhet më tej në përgjigjen e MFSK-së dhënë për Insajderin.

Megjithatë, MFSK-ja thotë se lejimi i praktikimit të ritualeve fetare në hapësirat e FSK-së, bëhet për shkak të respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe mbi bazën e vullnetit dhe mirëkuptimit, dhe jo që FSK-ja e ka obligim.

“As kushtetuta aktuale dhe asnjë ligj në fuqi i Republikës së Kosovës nuk e obligon FSK-në të ofrojë kushte për rituale fetare e as për faljen e namazit të xhumasë brenda institucionit. Duke respektuar të drejtat dhe liritë e besimit, mbi bazën e vullnetit të mirë dhe mirëkuptimit me  praktikuesit fetarë të FSK-së, ajo nuk e pengon askënd që ta predikojë religjionin e tij ashtu siç ai dëshiron, por çdo herë duke mos  penguar funksionalitetin dhe operacionalitetin e FSK-së, si dhe duke i respektuar kushtet e parapara në kontratën e shërbimit”, thuhet më tej në përgjigjen dhënë për Insajderin.

Për më tepër, Ministria thotë se të gjitha religjionet në FSK janë të njëjta dhe trajtohen njësoj, pavarësisht numrit të pjesëtarëve të atij religjioni. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori