MF Maqedoni: Nënshkruhen anekset e Marrëveshjes me USAID-in për rritjen e komponentit grant për 3.5 milionë dollarë

SHBA-ja ofron përkrahje të konsiderueshme për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e aktiviteteve që orientohen drejt rritjes ekonomike, stabilitetit dhe përforcimit të praktikave dhe institucioneve demokratike. Konfirmimi i kësaj janë dy amandamentet e nënshkruara të Marrëveshjes së grantit të partneritetit për zhvillim, me ç’rast vlera shtesë për këtë vit është prej 3.5 milionë dollarë amerikanë. Anekset e marrëveshjes i ka nënshkruar ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Sipas njoftimit të MF, marrëveshja me USAID-in lidhur me grantin e partneritetit për zhvillim u nënshkrua në datë 6 maj të këtij viti, në vlerë prej 8.3 milionë dollarë amerikanë. Me anë të dy anekseve të nënshkruara të Marrëveshjes, rritet vlera e grantit për 3.5 milionë dollarë amerikanë shtesë, përkatësisht vlera e përgjithshme e mjeteve të alokuara gjatë këtij viti nga ky grant është 11.8 milionë dollarë amerikanë. Këto mjete shtesë kanë për qëllim përforcimin e konkurrencës ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit.
Marrëveshja e grantit të partneritetit për zhvillim është në përputhje me Strategjinë për zhvillim dhe bashkëpunim 2020-2025, me të cilën janë paraparë gjithsej 56.6 milionë dollarë amerikanë. Këto mjete janë të destinuara për tre qëllime zhvillimore përmes të cilave USAID-i e ndihmon Maqedoninë e Veriut të luajë një rol udhëheqës në arritjen e zhvillimit të saj, si aleati më i ri dhe vendi anëtar i 30-të i Aleancës ushtarake perëndimore NATO, si dhe në fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
SHBA-ja përmes USAID-it deri më tani në vend sa i përket zhvillimit ka investuar mbi 833 milionë dollarë amerikanë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi