eksperti ad

Izet Mexhiti thotë se po vijojnë bisedimet për ndryshimet në ekzekutiv pas largimit të Taravarit. Ai siguron që pozitat që ka VLEN në qeveri, do të mbeten te VLEN-i.

“U vërtetua ajo që nuk mundet të jesh edhe pjesë e qeverisë, edhe me BDI-në. Edhe pjesë e VLEN-it edhe me BDI-në. Tash kjo punë është absolvuar. Këto ditë jemi në bisedime intensive për formatimin e ri të qeverisë".


"Ato vende dmth që i kanë takuar VLEN-it në të kaluarën, pa marrë parasysh a ka qenë hise e Aleancës, prapë mbetet në kuadër të VLEN-it. Dhe VLEN-i do të japë më të mirët, më profesionistët për detyrat e reja”, deklaroi Mexhiti.

Ai gjithashtu tha se struktura e Aleancës për Shqiptarët mbetet pjesë e VLEN-it.

“Edhe në të kaluarën, edhe tash kemi të bëjmë me atë që ASH-ja mbetet e përcaktuar aty ku ishte. Si pjesë e VLEN-it, si pjesë e ndryshimeve. Ka hise, ka kontribut në atë fitoren e VLEN-it. Ka kontribut në ndryshim, në rrotacionin politik që ndodhi, këtu ka devijuar lideri i tyre, të cilin mund ta kuptoj nëse i ka borxh z.Ahmetit, por nuk duhet pra edhe gjithë të tjerët për shkak të kësaj të devijojnë nga rruga”, tha mes tjerash Mexhiti./TV21/