Mexhiti uron Shqipërinë: Motiv shtesë që RMV të vazhdojë përpjekjet për të nisur negociatat me BE-në

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së, Izet Mexhiti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe ka vlerësuar se ky duhet të jetë një motiv për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë përpjekjet politike dhe diplomatike për nisjen e negociatave.
Në një postim në Facebook, Mexhiti siguron qytetarët e Maqedonisë së Veriut se Qeveria do të vazhdojë të punojë me dinamikë të shtuar për të gjetur zgjidhje ndaj kontestit ndërshtetëror me Republikën e Bullgarisë duke miratuar ndryshimet kushtetuese në një afat sa më të shkurtër kohor.
“Në emër të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut, përgëzoj Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe kombin shqiptar kudo në botë, dhe një datë e shënuar në historinë moderne të shqiptarëve”.
“Hapja e kapitullit të parë negociues është sukses për institucionet dhe udhëheqësit e shtetit shqiptar. Njëkohësisht, ky sukses paraqet një motiv shtesë për vendin tonë që të vazhdojë me përpjekjet politike dhe diplomatike për të nisur negociatat nëpër kapituj për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian”.
“Si zëvendës kryeministër në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, i siguroj të gjithë qytetarët se Qeveria do të vazhdojë të punojë me dinamikë të shtuar për të gjetur zgjidhje ndaj kontestit ndërshtetëror me Republikën e Bullgarisë duke miratuar ndryshimet kushtetuese në një afat sa më të shkurtër kohor. Dëshpërim nuk ka! Procesi europianizues kthim mbrapa nuk ka! Vazhdojmë përpara më fuqishëm, më të vendosur, më të bashkuar së kurrë!”, ka shkruar Mexhiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit