LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti-Staffanson: Formimi sa më i shpejtë i një qeverie të përqëndruar në mbrojtjen e vlerave demokratike

Mexhiti-Staffanson: Formimi sa më i shpejtë i një qeverie të përqëndruar në mbrojtjen e vlerave demokratike

Kryetari i komunës së Çairit dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, sot në Komunën e Çairit, në sajë të takimeve të shumta që ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian po zhvillojnë me bartësit e proceseve të rëndësishme politike në vend, mirëpriti ambasadorin e Republikës së Suedisë, Mat Stafanson, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temë e diskutimit të sotëm ishte padyshim situata aktuale politike, me ç’rast Mexhiti e njoftoi nga afër ambasadorin suedez me zhvillimet e fundit, mekanizmat e ndërmarra si dhe potencialin demokratik për tejkalimin e krizës politike.

Ambasadori Stafanson shprehu përkrahjen e plotë të autoriteteve suedeze për tejkalimin sa më të shpejtë të krizës që do t’i mundësojë vendit hapërim të përshpejtuar drejt procesit të eurointegrimit dhe integrimit në NATO.


Konstatim i përbashkët nga ky takim ishte formimi sa më i shpejtë i një qeverie të përqendruar në zbatimin e reformave të drejtësisë, mbrojtjen e vlerave demokratike dhe progresin ekonomik, njofton AIM.

Duke e marrë parasysh edhe bashkëpunimin që Komuna e Çairit ka me autoritetet lokale nga Republika e Suedisë për realizimin e shumë projekteve zhvillimore në nivel lokal, ambasadori Stafanson u njoftua nga kreu i Komunës së Çairit edhe me situatën në nivel lokal, projektet e realizuara dhe rrjedhën e bashkëpunimit me autoritetet lokale të Republikës së Suedisë.

Në fund, u shpreh gatishmëri e plotë që ky proces bashkëpunues të vazhdojë me intenzitet më të lartë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori