Propozim-ligji për mbrojtësit është një nga iniciativat e opozitës destruktive BDI, dhe në këtë rast LSDM-së së keqpërdorur, sepse e njëjta LSDM deri dje luftonte për koncept qytetar, vlerësoi sot zëvedëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti dhe shtoi se nuk do të shkojnë atje ku dëshiron t’i çojë opozita.
Qeveria, siç tha, do të ndajë një miliardë euro për zgjidhjen e problemeve konkrete reale të të gjitha komunave dhe të gjithë qytetarëve në shtet, dhe nuk do t’i ketë prioritet çështjet e tilla dhe njëherësh nuk do të lejojë të shkojmë atje “ku dëshiron të na çojë opozita destriktzive”.
“Në ato tetë vite derisa ishin në pushtet nuk kishin iniciativa të tilla për mbrojtësit. Deri dje luftonin për koncept qytetar, kishin votues shqiptarë, kanë në strukturat e tyre edhe funksionarë të lartë shqiptarë, andaj dilema është se pse u duhet kjo iniciativë LSDM-së të ikë në nacionalizëm të skajshëm. Por, edhe kjo tendencë do të jetë si dhe të gjitha iniciativat e tjera të pasuksesshme për destabilizim vetëm për të shmangur përgjegjësinë”, tha Mexhiti në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në “Ditët e Hapura” të InfoTech Academy.
I pyetur nëse VLEN do ta mbështesë ligjin për mbrojtësit, Mexhiti tha se në fokusin e Qeverisë është lufta kundër korrupsionit.
“Fokusi i kësaj qeverie është lufta kundër korrupsionit që është kancer për këtë shoqëri. Ajo luftë do të jetë e pakompromis për kthimin e besimit në gjyqësor, ndërsa fokusi kryesor do të jetë edhe zhvillimi ekonomik, edhe standardi i qytetarëve me referencë të veçantë te decentralizimi”, potencon Mexhiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë