Mbrojtësi i Paris Saint Germain, Thomas Meunier, ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar me klubin, duke thënë se lajmet që e lidhin atë me Interin dhe Tottenhamin janë çmenduri.  

Kontrata e belgut me klubin nga kryeqyteti francez do të skadojë në fund të sezonit, por ai e ka bërë të qartë se ku e sheh të ardhmen e tij.


Borussia Dortmund, Tottenham Hotspur dhe Inter kanë qenë klube që kanë qenë të lidhur me lojtarin.

Bursa Transfer PSG Dapatkan Thomas Meunier

"Gjithçka që po qarkullon mbi mua në mediat sociale në lidhje me Dortmundin, nuk e kuptoj. Kam parë kaq shumë artikuj që më lidhin me Tottenham dhe Inter gjithashtu. Unë nuk e kuptoj këtë mani”.

“Qëllimi im kryesor është gjithmonë të qëndroj në Paris, por për momentin është goxha qetë”.

psdg1  

Këtë sezon Meunier ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app