Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, pas thirrjeve të këtij të fundit për të hetuar atë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një komunikim me gazetarët, kreu i shtetit nënvizoi se Rama kërkon të zhvendos vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë, kur kërkon që SPAK të hetojë presidentin apo Berishën.
“Po për ato qindra milionë euro që ia marrin Shqipërisë investitorë të huaj për shkak të biznesit të arbitrazhit që bëjnë këta. Do hetojë Saliun ai për non grata? Në bazë të dhënave të OJQ-ve, të Ramës dhe Sorrosit, ju e dini sesi funksionojnë mediat, i kemi edhe të agjencisë së Edi Ramës. Kush i ka penguar të hetojnë Saliun? Kush e pengoi SPAK-un të hetojë Ilirin? Këto bëhen që të spostohet vëmendja dhe ky [Edi Rama] të mos rrijë më i dyti në botë por duhet të takojë i pari [për korrupsion]”, u shpreh Meta.
Kujtojmë se javët e fundit kryeministrit Edi Rama ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme SPAK të hetojë Berishën dhe Metën. Ai është shprehur se e gjithë Shqipëria mezi pret që të shikojë Ilir Metën para SPAK-ut.
Në vazhdim të fjalës së tij sot, Meta u përgjigj edhe për shkrimin e gazetës austriake “Kronen Zeitung” që e akuzon se ka paguar 700 mijë dollarë për një foto me presidentin amerikan Donald Trump ditën e betimit të tij si president.
Meta e cilësoi këtë lajm një mashtrim të ricikluar nga ‘rilindja’.
Meta tha se ka lajmëruar Ambasadën shqiptare në Austri, ndërsa paralajmëroi padi për autorët e shkrimit, emrat e të cilëve siç tha shumë shpejt do t’i bëjë publikë.
“Do jetë edhe një gjyq në Vjenë për këtë shkrim të kësaj gazete. E gjitha është vetëm një mashtrim. Këto foto i kam bërë që 30 vjeç me personalitete nga e gjithë bota, e kam nxjerrë mallin e fotos. As nuk kam paguar e as nuk do të paguaj asnjë cent për asnjë lloj fotoje apo lobimi. Kemi njoftuar ambasadën në Vjenë për t’i informuar për korrektësi. Por të mos isha president nuk do t’i padisja. Ato do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe nga avokatët atje për të më përfaqësuar mua. Do t’i nxjerrë me emër të gjithë ata që kanë shkruar”, tha Meta.
Meta theksoi se kjo është një çështje që ka marrë përgjigje shteruese në vitin 2018 nga LSI, dhe shpjegoi se në 2017 ka qenë në SHBA bashkë me deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar nga komiteti organizator i ceremonisë në cilësinë e kryetarit të parlamentit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos