Meta pati një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh në tremujorin e parë, duke tejkaluar kështu pritshmëritë e kompanisë

Meta, firma mëmë e Facebook-ut dhe e Instagramit ka raportuar një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh për tremujorin e parë të këtij viti, duke tejkaluar pritshmëritë për një periudhë në të cilën u shkurtuan shumë vende pune.
Kompania tha se inteligjenca artificiale (AI) ishte “duke sjellë rezultate të mira” në të gjithë biznesin e saj, transmeton Telegrafi.
Të ardhurat totale ishin 28.6 miliardë dollarë, derisa numri i njerëzve në Facebook çdo muaj u rrit në pak më pak se tre miliardë.
“Komuniteti ynë vazhdon të rritet”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg.
“Ne po bëhemi gjithashtu më efikas, në mënyrë që të mund të ndërtojmë produkte më të mira më shpejt dhe ta vendosim veten në një pozicion më të fortë për të ofruar vizionin tonë afatgjatë”, tha ai.
Meta gjithashtu në të ardhmen sheh “një mundësi për t’ju prezantuar miliarda njerëzve agjentë të AI-s në mënyra që do të jenë të dobishme dhe kuptimplote”, iu tha Zuckerberg investitorëve.
Ndërsa ofroi pak detaje, ai tha se Meta po “eksploronte përvojat e bisedave në WhatsApp dhe Messenger, mjetet e krijimit vizual për postimet në Facebook dhe Instagram dhe reklamat, si dhe me kalimin e kohës edhe përvojat video dhe multimodale”.
Shifrat pozitive financiare përkojnë me një periudhë ku Meta ka shkurtuar vendet e punës dhe projektet.
Synimi ishte që ta bënte vitin 2023 “një vit efikasiteti”, tha Zuckerberg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Windows 7 nuk është harruar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë