Meta ka njoftuar ndryshime të mëdha në politikat e saj për media dixhitale, përpara testimeve të aftësisë së saj për të kontrolluar përmbajtjen mashtruese të krijuara nga teknologjitë me Al.
Pronari i Facebook dhe Instagram do të fillojë të aplikojë etiketat “Made with Al” për videot, imazhet dhe audiot e krijuara me Al.
Gjithashtu, Meta do të aplikojë etiketa të veçanta edhe për mediat që paraqesin “rrezik veçanërisht të lartë të mashtrimit të publikut për një çështje me rëndësi”, pavarësisht nëse përmbajtja është krijuar apo jo me Al.
Bëhet e ditur se etiketat “me rrezik të lartë” do të fillojnë të aplikohen menjëherë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Kjo qasje do të zbatohet për përmbajtjen e postuar në Facebook, Instagram dhe Threads.
Shërbimet e tjera të kompanisë, duke përfshirë kufjet e realitetit virtual, WhatsApp dhe Quest, mbulohen nga rregulla të ndryshme.
Këto ndryshime vijnë disa muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku studiuesit paralajmërojnë se ato mund të shkatërrohen nga teknologjitë gjeneruese me Al.
Ndryshe, politika ekzistuese e Meta-s për “mediat e manipuluara” ndalon videot e modifikuara në mënyrë mashtruese të cilat i bëjnë njerëzit të duken se thonë fjalë që nuk i kanë thënë kurrë.
Pre e këtyre mashtrimeve me Al ka rënë edhe presidenti Joe Biden pas një videoje të tij ku ishin ndryshuar pamjet reale për të sugjeruar se presidenti ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInfluencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1
Video-loja popullore Hades do të ketë një vazhdim vitin e ardhshëm
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç
Rusia bllokon qasjen në Facebook
Kryebashkiaku australian mund ta padisë ChatGPT-n për shpifje
Platforma e Elon Muskut po akuzohet për përfitime nga grupet terroriste
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit