Meta do të pezullojë aksesin e adoleshentëve në personazhet e saj ekzistues të Al në të gjitha aplikacionet e saj në mbarë botën, ndërsa po ndërton një version të përditësuar të atyre për përdoruesit adoleshentë.

"Duke filluar nga javët në vijim, adoleshentët nuk do të jenë më në gjendje të qasen te personazhet e Al në të gjitha aplikacionet tona derisa përvoja e përditësuar të jetë gati", tha Meta.


Versioni i ri i personazheve për adoleshentë do të vijë me kontrolle prindërore sapo të bëhet i disponueshëm.

Në tetor, kompania prezantoi kontrollet prindërore që u lejojnë atyre të çaktivizojnë bisedat private të adoleshentëve të tyre me personazhe të Al, duke shtuar një masë tjetër për t'i bërë platformat e sigurta për të miturit.

Por, këto kontrolle nuk kanë nisur ende.

Meta kishte thënë gjithashtu se përvojat e saj me Al për adoleshentët do të udhëhiqen nga sistemi i vlerësimit të filmave PG-13 , pasi synon të parandalojë që të miturit të kenë akses në përmbajtje të papërshtatshme. /Telegrafi/