LAJMI I FUNDIT:

Met Berisha zbërthen traditat e vjetra shqiptare: Burri është për shtatë gra, por e para është më e favorizuar

Met Berisha zbërthen traditat e vjetra shqiptare: Burri është për shtatë gra, por e para është më e favorizuar

Met Berisha është një pleqnar në Deçan që ende bën interpretimin e traditave dhe kanunit.

Berisha thotë për RTV Dukagjinin se në këto troje “pleqni” kanë ndarë vetëm njerëzit për të cilin fshati kanë pasur respekt dhe që ka pasur autoritet të lartë.

Ai thotë se për shkak të epokës së internetit ata si aplikues të kanunit po detyrohen të bëjnë disa lëshime që njerëzit të mos shkojnë në masa ekstreme.


Berisha thotë se problemet kryesore që ai i zgjidh në ditët e sotme lidhen me ndarjet martesore.

“Në të kaluarën ka pasur shumë pak ndarje martesore pasi familja ka qenë e shenjt por tash ndarjet janë shtuar shumë”.

Ai thotë se në të shumtën e rasteve zgjidhja e problemeve martesore janë ndarjet e në shumë pak raste arrijnë t’i pajtojnë çiftet.

“Edhe fjala popullore thotë: Buka kur të thuhet është vështirë të bashkohet”.

Berisha megjithatë thotë se fajet më të mëdha i kanë familjet që nuk i përgatisin të rinjtë për martesë.

Ai thotë se edhe kultura e botës së jashtë me të shqiptarëve nuk po përshtatet aq shumë.

“Vajzat e jashtë që po martohen nuk po kanë dëshirë të ndalojnë traditat e jashtme. Nëse kanë pasur shoqëri edhe pasi martohen po dëshirojnë të dalin më shoqëri. Pora pasi të martohesh gjërat ndryshojnë. Duhet të ruhen edhe disa tradita tonat jo të marrim gjithçka nga kultura perëndimore”.

Ai “sqaron” edhe një thënie që dëgjohet tek ne shqiptarët “burri është për shtatë gra”.

“Burri është për shtatë gra, por më e favorizuara është gruaja e parë. Nëse ai i plotëson kushtet e të gjithave ai ka të drejt të martohet shtatë herë”.

Berisha thotë se gruaja e parë duhet t’i ketë më së miri kushtet e plotësuara or që e njëjta nuk ka të drejtë për divorc për shkak se burri ka marrë grua tjetër.

“As prindi nuk ka të drejt të tërheq vajzën e tij pse burri është martuar edhe me një grua të dytë”, tregon më tej pleqnari Met Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Parashikova vdekjen e Enver Hoxhës”, rrëfimi i rrallë i Ilir Demaliajt: Sigurimi më futi dy studente që të më përgjonin

“Parashikova vdekjen e Enver Hoxhës”, rrëfimi i rrallë i Ilir Demaliajt: Sigurimi më futi dy studente që të më përgjonin

Lajme
Autobusi dhe tri vetura përfshihen në aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, katër të lënduar

Autobusi dhe tri vetura përfshihen në aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori