LAJMI I FUNDIT:

Mësuesja Xufe Gashi nga Obiliqi ka nevojë për ndihmë, i nevojiten 70 mijë euro për shërimin e kancerit

Mësuesja Xufe Gashi nga Obiliqi ka nevojë për ndihmë, i nevojiten 70 mijë euro për shërimin e kancerit

Deri para një viti gjithçka po shkonte mbarë në familjen e mësueses Xufe Gashi nga Kijeva, e martuar në qytetin e Obiliqit, ku edhe jepte mësim në shkollën “Ibrahim Rugova”.

Xufa nënë e tre fëmijëve (Argjira, Artasi dhe Loriku) bënte një jetë normale dhe çdo gjë po i shkonte mbarë derisa u diagnostikua me kancer, çka u detyrua të lë vetëm fëmijët e saj si dhe nxënësit për të marrë rrugën drejt Austrisë për t’u kuruar ku edhe ju nënshtrua një operacioni.

Por Xufa vazhdon ta ketë gjendjen e rëndë dhe vazhdon të jetë e shtrirë prej gjashtë muajsh në një nga spitalet e Vjenës dhe duhet urgjentisht ti nënshtrohet operacionit të dytë, por për ta kryer i duhet shuma në vlerë prej 70 mijë euro. Në pamundësi për ta përballur këtë shumë të madhe ajo ka nevojë për ndihmën e të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë.


Labinot Gashi nga Kijeva, vëllai i Xufes kërkon nga të gjithë shqiptarët kudo që janë të kontribuojnë aq sa munden që të mblidhet shuma e nevojshme prej 70 mijë euro, që motra e tij t’i nënshtrohet operacionit.

“U bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve përmes medias suaj ‘Bota Sot’ të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi, pasi kjo shumë është e papërballueshme për familjen. Çdo ndihmë e tyre sado e vogël që mund të jetë ka vlerë tejet të madhe për jetën e motrës sime, që ajo të hy dhe në operacionin e dytë dhe ngadalë t’i përmirësohet shëndeti dhe t’i kthehet së pari familjes, veçanërisht tre fëmijëve të saj, e më pas edhe nxënësve që vërtetë shumë e ndjejnë mungesën e saj”, thotë vëllai i Xufes .

Ai shpreson që thirrja e tij të dëgjohet shumë edhe nga bashkatdhetarët, pra kosovarët që jetojnë në diasporë të cilët çdo herë ndihmojnë njerëzit në nevojë që janë në Kosovë.

“Duke ditur se gazeta juaj dhe portali janë jashtëzakonisht të lexuar në diasporë, ju bëjë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të japin kontribut aq sa munden për rastin e motrës sime, që asaj t’i kthehet sërish buzëqeshja dhe me ndihmën e Zotit të jetë sërish pranë fëmijëve e familjes si dhe nxënësve e kolegëve, pra t’i kthehet jetës normale”, thotë Labinot Gashi, për BS.

Ai tregon se si fëmijët janë tejet të mërzitur dhe në vazhdimësi pyesin për nënën e tyre.

“Tre fëmijët e motrës sime janë shumë të mërzitur dhe çdo ditë pyesin: kur do shërohet nëna? Kur do vije në shtëpi?. Ne sigurisht se po i themi se së shpejti do vije, sigurisht pa mundur t’i dhënë një përgjigje të saktë. Andaj mbledhja sa më shpejt e mjeteve prej 70 mijë eurove do thotë një mundësi më e madhe që motra ime sa më shpejt të kthehet së pari pranë tre fëmijëve të saj, burrit e familjes së ngushtë dhe më pas edhe nxënësve.

Të gjithë ju që mund të kontribuoni më poshtë keni të dhënat se në cilat banka mund ta bëni këtë:

I XHIROLLOGARISË PËR KOSOVË:

BANKA NLB.

EMRI: XUFE GASHI.

NR I XHIROLLOGARISË: 1712100012268995.

NR I XHIROLLOGARIS PER AUSTRI

BANKA: BAWAG PSK

EMRI: XUFE GASHI.

NR I XHIROLLOGARISË: AT816000010410029478

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori