Mësuesit e muzikës në Maqedoni reagojnë për reformat në arsim

Arsimi muzikor dhe figurativ janë lëndët të cilat pësojnë pas çdo reforme të Ministrisë së Arsimit, qoftë në arsimin fillor ose atë të mesëm. Kështu vlerësojnë nga Shoqata e pedagogëve të muzikës duke shprehur revoltën e tyre ndaj reformave të paralajmëruara në arsimin fillor që parashohin shkurtin e orëve muzikore. Kjo sipas tyre është në dëm të fëmijëve, meqë ndikon në zhvillimin psiko-fizik dhe mental të fëmijëve.
“Nëse nuk munden mos të na japin asgjë shtesë por edhe mos të na marrin. Me çdo ndryshim që bëhet në arsim menjëherë kapen me ne, orët tona të shkurtohen, gjë për të cilën nuk pajtohemi. I bëjë thirrje ministrisë, nëse është e mundur që në debatet e mëtutjeshme të na përfshijë ne si ekspertë që të mundë t’ua lehtësojmë, fillimisht fëmijëve sepse muzika ndihmon shumë në zhvillimin psiko-fizik dhe mental të fëmijëve”, deklaroi Silvana Kërstiç, kryetare e Shoqatës së pedagogëve të muzikës.
Mësimdhënësi e muzikës tashmë një kohë të gjatë kërkojnë që këtë lëndë t’ua ligjërojnë nxënësve nga klasa e parë, pasi siç thonë ata, talentët e muzikës zbulohen që në moshë të vogël. Florim Zylfiu tha se reformat e paralajmëruara e detyrojnë atë të mendojë që ta braktis profesionin e tij, pas 33 vitesh përvojë.
“Çfarë do të bëjnë ata të rinj që do të diplomojnë dhe të bëhen profesor të muzikës, çka do të bëhet për ata. Po të më jepet mundësia, sot iki, largohem. Nuk e di se si do të organizohemi ne të mbajmë edhe korin, orkestrën dhe gjitha aktivitetet tjera, këndimi, interpretimi, të mësuarit e instrumenteve, grupeve vallëzuese, për një orë nuk arrihen ato. Nuk mund të arrihet kurrsesi, do të jetë një vështirësi e madhe, nuk e di si e kanë planifikuar”, pohoi Florim Zylfiu, mësues i muzikës.
Edhe pse asgjë nuk është publikuar zyrtarisht, sipas shoqatës së pedagogëve të muzikës, koncepti i ri për arsimin fillor parasheh vetëm një orë në javë art muzikor ose figurativ. Ose, këto lëndë të zbatohen, njëra në gjysmëvjetorin e parë dhe tjetra në gjysmëvjetorin e dytë të shkollës.
Gjithashtu, njohuritë mediatike dhe digjitale, si dhe ekologjia dhe higjiena do të bëhen pjesë e mësimdhënies në shkollë, tha kryeministri Zoran Zaev duke komentuar konceptin e ri të arsimit fillor, i cili parashikon bashkimin e disa lëndëve në një. Zaev tha se shkrim-leximi për media do të bëhet pjesë e mësimdhënies në mënyrë që të ndihmojë brezat e rinj të jenë të fortë dhe rezistueshëm ndaj lajmeve të rreme./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?