Edhe pse njëkohësisht krenohet që ish nxënësi i tij ka arritur në pozitën e ministrit, ish-mësuesi i Avdullah Hotit, Shani Hoti nuk pajtohet me deklaratat e tij publike, për shumë arsye. Ku ndër to ia rikujtojnë faktin se familja e ish mësuesit të tij të Matematikës, Nezir Hoti, nuk përfiton as edhe një qindarkë të vetme që nga vdekja e tij qe 8 vjet.

“Ndërsa ai së bashku me parlamentarët, përfaqësuesit tanë, për më shumë se 6 muaj i lanë pengë Institucionet e vendit. Edhe pse nuk punuan as edhe një ditë të vetme, nuk lanë pa ia zhvatur qindra mijëra euro buxhetit të varfër të Republikës së Kosovës”, shkruan mësuesi Shani Hoti.


“Gjithashtu zotëri Ministër mos u shqetësoni Ju dhe kolegët tuaj që fatbardhësisht keni me së paku 3-4 vende pune. Andaj fëmijët tuaj nuk ndjehen të rrezikuar nga kjo grevë, sepse fëmijët tuaj i shkolloni nëpër Kolegje me renome botërore. Ndërsa, shumica e fëmijëve tanë janë të privuar nga ky privilegj”.

“Neve nuk kërkojmë as gjë më shumë se sa zbatimi i Kontratës Kolektive në tërësi, me qëllim të vetëm mbrojtjen tonë ligjore dhe sigurimin e vendeve të punës, ku dita-ditës shumë mësimdhënës po iu rrezikohet vendi i punës”, shkruan mësuesi Shani Hoti, transmeton rahovecpress.