Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është zgjedhur si lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.

Liga e Kampionëve në këtë mesjavë ka zhvilluar ndeshjet e dyta të grupeve.


Edhe kjo javë ishte interesante sikurse e para me disa rezultate të papritura.

Megjithatë, yjet e njohura përsëri ishin në nivel të detyrës duke bërë paraqitje të mira.

I tillë është edhe ylli i Barcelonës, Messi, i cili shënoi dy gola në fitoren e tyre 2-4  në udhëtim te Tottenhami.

Këto dy gola dhe paraqitje e mirë ekipore bënë që ylli argjentinas të votohet edhe këtë javë si lojtari më i mirë në Ligën e Kampionëve.

messi dybala neymar dzeko e1538737155377

Kështu, Messi pas vetes la Paulo Dybalan, i cili shënoi het-trik ndaj Young Boysit dhe Neymarin që gjithashtu shënoi het-trik ndaj Crvena Zvezdas.

Në listë ishte edhe sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, i cili gjithashtu shënoi het-trik ndaj Viktoria Plzenit. /Telegrafi/

telegrafi sport app