LAJMI I FUNDIT:

Messi i tregon Zidanes lojën e vetme që do të donte ta luante përsëri

Messi i tregon Zidanes lojën e vetme që do të donte ta luante përsëri

Lionel Messi i ka thënë Zinedine Zidane se dëshiron që ai të mund të luajë sërish në finalen e Kupës së Botës “Brazil 2014”, ku Argjentina e tij u mposht nga Gjermania.

Në një intervistë të organizuar nga Adidas Football, dy legjendat e futbollit u ulën dhe diskutuan tema të ndryshme, nga mendimet e tyre për gjendjen e futbollit sot e deri te kush i frymëzoi të zgjidhnin numrat e fanellave.

Në fund të bisedës, Zidane e pyeti Messin nëse kishte ndonjë lojë që do të donte të luante përsëri.


Zidane zbulon kundërshtarin e tij më të vështirë ndonjëherë gjatë bisedës magjepsëse me Messin
Lexo po ashtu Zidane zbulon kundërshtarin e tij më të vështirë ndonjëherë gjatë bisedës magjepsëse me Messin

Në fillim, argjentinasi tha se nuk i vinte pendim që luajti në asnjë ndeshje, por së shpejti ai shpjegoi pse do të dëshironte të riluante finalen e Kupës së Botës 2014.

“Nuk jam penduar për karrierën time, por ajo është ende e mbërthyer në mendjen time. Edhe pse munda ta fshija pak me këtë Botëror [2022], ajo është ende aty”, ka thënë Messi.

“E arritët në vitin 2022. Historia ka ndryshuar dhe ka mbaruar”, u përgjigj Zidane.

Zidane zgjodhi ndeshjen më të mirë të karrierës së tij dhe befasoi Messin: Pak njerëz e mbajnë mend atë ndeshje
Lexo po ashtu Zidane zgjodhi ndeshjen më të mirë të karrierës së tij dhe befasoi Messin: Pak njerëz e mbajnë mend atë ndeshje

Zizou mund të lidhet me përvojën e Leos. Pavarësisht se fitoi Kupën e Botës 1998, francezi pati një fund të dhimbshëm të karrierës së tij, duke marrë një karton të kuq në finalen e 2006 kundër Italisë dhe duke e humbur atë.

Gjithsesi, të dy legjendat janë fitues të Kupës së Botës dhe dy nga lojtarët më të trofeshëm në histori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

La Liga
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershem – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershem – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ligat tjera

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori