Messi, Ronaldo, Neymar, Ozil – Lista me 40 lojtarët me më shumë asistime në shekullin e 21-të

Janë emëruar në një listë të vetme 40 lojtarët me më shumë asistime në shekullin e 21-të, me Lionel Messin që kryesor listën, i ndjekur nga rivali i tij më i madh Cristiano Ronaldo dhe emra të tjerë të njohur pas tyre.
Kur bëhet fjalë për artin e ëmbël të shënimit, Ronaldo është mjeshtër, pasi asnjë lojtar në historinë e futbollit profesionist nuk ka shënuar më shumë se superylli i Manchester United .
Deri më tani në kohën e këtij shkrimi, Ronaldo ka shënuar 815 gola për klubin dhe vendin, mesatarisht 43 gola në sezon.
Këto shifra janë thjesht brilante dhe ajo që e bën karrierën e portugezit edhe më të jashtëzakonshëm është numri i asistimeve që ai ka bërë.
Shumë mendojnë se Ronaldo është egoist dhe i fiksuar pas golave, por e vërteta është se ai është një makinë asistimesh.
Sipas faqes PopFoot, Ronaldo renditet i dyti për sa i përket asistimeve në shekullin e 21-të deri më tani. Messi është i vetmi njeri përpara tij.

Ylli argjentinas kryesor listën e asistuesve më të mëdhenj të shekullit me plot 331 asistime deri tani, ndërsa Ronaldo i dyti ka 273 asistime.
Vendin e tretë e zë Angel di Maria, i pasuar nga Mesut Ozil, ndërsa në dhjetëshe gjenden edhe emra tjerë të mëdhenj si Neymar, Thomas Muller, Luis Suarez, Cesc Fabregas dhe Kevin de Bruyne.
40 lojtarët me më shumë asistime në shekullin e 21-të
40.Dimitri Payet – 153 asistime 39.Juan Roman Riquelme – 156 asistime 38.Francesco Totti – 158 asistime 37.Alexis Sanchez – 162 asistime 36.Kaka – 162 asistime 35.Mbark Boussoufa – 162 asistime 34.Robinho – 163 asistime 33.Robert Lewandowski – 165 asistime 32.Eden Hazard – 165 asistime 31.Arjen Robben – 165 asistime

























































