Pak orë më parë është raportuar se Lionel Messi nuk do të luajë në takimin e radhës së skuadrës së Barcelonës.

Barcelona ka udhëtuar për në qytetin e Malagas, ku do të zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për La Ligan.


Klubi kishte njoftuar përmes rrjeteve sociale se në këtë ballafaqim nuk do të paraqitet argjentinasi shkaku i arsyeve personale.

Por, sipas të përditshmes spanjolle Marca, futbollisti nuk ka dashur ta lë vetëm bashkëshorten në ditët e fundit të shtatzënisë.

Antonella Roccuzzo brenda dy-tre ditë thuhet se do të sjell fëmijën e tyre të tretë në jetë, i cili i përket gjinisë mashkullore.

Kujtojmë se çifti i cili njihet që nga mosha e fëmijërisë, ka dy djem - Thiagon gjashtëvjeçar dhe Mateon, tre vjet.

Ndryshe, në vend të Messit në takimin që do të zhvillohet në La Rosaleda, mund të paraqitet Yerry Mina. /Telegrafi/

telegrafi sport app