LAJMI I FUNDIT:

Messi nuk ndalet: Të shtunën mund të behët lojtari me më shumë tituj në histori

Messi nuk ndalet: Të shtunën mund të behët lojtari me më shumë tituj në histori

Lionel Messi edhe një herë e skaliti emrin e tij në histori mbrëmë, teksa e çoi Inter Miami në finalen e tyre të parë në historinë e re të një ekipi që u themelua në vitin 2018.

Përballja e ardhshme kundër Nashville SC, është caktuar për të shtunën.

Duke vazhduar serinë e tij mbresëlënëse në Shtetet e Bashkuara, goli i Messit kundër Philadelphias në fitoren 4-1 të ekipit të tij të martën shton numrin e tij, i cili qëndron në nëntë gola në gjashtë ndeshje për Inter Miami, duke siguruar efektivisht kualifikimin e ekipit të tij për Kupën e Kampionëve CONCACAF.


Gjuetia për më shumë trofe

Megjithatë, ndjekja e përsosmërisë së Messit nuk njeh kufi, pasi ai këmbëngul në arritje të reja. Të shtunën e ardhshme, ai mund të bëhet futbollisti me më shumë tituj në histori, i barabartë me Dani Alves.

Me një total prej 43 trofesh me sukseset në klube edhe në ekipin kombëtar, kapiteni i Argjentinës qëndron me një më pak se 44 titujt e brazilianit.

Njohja zyrtare e fitores së trofeut të vitit 2002 në Copa do Nordeste nga Dani Alves është kontestuar nga disa burime, një titull që është thelbësor në këtë krahasim.

Ky titull konsiderohet zyrtar nga shumë burime, pasi është ndër turnetë e rëndësishëm rajonalë të Brazilit, nga ku futesh në Copa do Brasil.

Në rast të një rezultati të pasuksesshëm të shtunën, një tjetër mundësi e pret Messin në të ardhmen e afërt.

Inter Miami është planifikuar të garojë në gjysmëfinalen e Kupës së Open US më 24 gusht, ku përballet me FC Cincinnati si mysafir.

Për një moment Messin e lëshojnë nervat dhe përplaset me kundërshtarin, por ai po lavdërohet për gjestin e bërë nga tifozët e tij
Lexo po ashtu Për një moment Messin e lëshojnë nervat dhe përplaset me kundërshtarin, por ai po lavdërohet për gjestin e bërë nga tifozët e tij

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Real Salt Lake dhe Houston Dynamo në një përballje të vetme. Nëse Inter Miami del fitimtar, do të kalojë në finale, që po ashtu e zhvillon jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori