Lionel Messi nuk ka kontaktuar me Paris Saint-Germainin, Manchester Cityn apo cilindo klub tjetër, me gjithë spekulimet e shumta për të ardhmen e tij.

Sipas Goal, superylli i Barcelonës do të presë deri në mbyllje të sezonit për të vendosur nëse do të qëndrojë në Camp Nou ose do të largohet.


Kontrata e argjentinasit skadon në fund të qershorit dhe ai ka të drejtë të bisedojë me klubet e interesuara që tani, ndërsa PSG dhe City janë ndër skuadrat evropiane me të cilat është lidhur.

leo 1 1

Sidoqoftë, Messi konsideron se është akoma herët dhe nuk ka biseduar me askënd, duke përfshirë trajnerët e skuadrave respektive, Mauricio Pochettino apo Pep Guardiola.

E gjithë karriera profesionale e 33-vjearit lidhet me Barcelonën, prandaj vendimi eventual për largim nuk do të jetë i lehtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app