LAJMI I FUNDIT:

Messi mund të gjobitet me një shumë të madhe nëse refuzon të marrë pjesë në trajnimin e Barcelonës

Messi mund të gjobitet me një shumë të madhe nëse refuzon të marrë pjesë në trajnimin e Barcelonës

Lionel Messi nuk pritet të marrë pjesë në testet para-sezonale të Barcelonës të dielën, ndërsa ai përpiqet të detyrojë një largim nga klubi.

Është raportuar gjerësisht të shtunën se argjentinasi ka informuar Barcelonën se ai nuk do të paraqitet në testimin e detyrueshëm të skuadrës për coronavirusin.

Ai gjithashtu planifikon të mos fillojë trajnimin para-sezonal të hënën.


Messi i shpall ‘luftë’ Barcelonës, ua konfirmon mungesën në testimin për coronavirus që do të bëhet të dielën
Lexo po ashtu Messi i shpall ‘luftë’ Barcelonës, ua konfirmon mungesën në testimin për coronavirus që do të bëhet të dielën

Sipas gazetarit spanjoll Josep Pedrerol, Barcelona i është përgjigjur Messit duke e kujtuar atë se ai është ende nën kontratë me klubin dhe duhet të marrë pjesë në testet e së dielës në vendin e tyre të trajnimit Ciutat Esportiva.

Por, gjërat mund të marrin kahe tjetër dhe ‘lufta’ me lojtarit dhe klubit të përshkallëzohet.

Messi beson se është i lirë të largohet nga Barcelona këtë verë pasi aktivizoi një klauzolë në kontratën e tij, por gjigandët spanjoll po tregojnë se afati i 10 qershorit për këtë klauzolë tashmë ka kaluar.

Ata po presin që ai të marrë pjesë të dielën dhe mund të dënohet nëse nuk e bën këtë.

Gazeta katalunase Sport ka detajuar ndëshkimet që Messi mund të marrë nëse refuzon të paraqitet, përcjell Telegrafi.

Ata pretendojnë se çdo sanksion për humbjen e testimit të së dielës do të klasifikohej si i vogël dhe ai madje mund të mos gjobitej fare sepse ai e informoi Barcelonën për qëllimin e tij për t’u larguar.

Sidoqoftë, gjërat do të rriten nëse ai nuk do të merrte pjesë edhe të hënën.

Sanksione të rënda mund të jepen për ‘dështimin e parë dhe të dytë për të marrë pjesë, pa shkaqe të drejta, kur nuk lidhen me një ndeshje’.

Në këtë rast, Barcelona mund të pezullojë 33-vjeçarin pa pagesë për 2-10 ditë. Ai mund të gjobitet deri në shtatë për qind të pagës së tij mujore, në varësi të ashpërsisë së veprës.

Gjobat do të bëhen edhe më të ashpra nëse Messi do të humbasë seancën e së martës.

Messi vendosi të shmangë klauzolën e Barcelonës, por nuk do të mund të largohet si lojtar i lirë
Lexo po ashtu Messi vendosi të shmangë klauzolën e Barcelonës, por nuk do të mund të largohet si lojtar i lirë

Rregullat shprehen: ‘Dështimet e treta dhe të katërtat radhazi për të marrë pjesë në punë, pa ndonjë arsye të drejtë, do të pësonin një sanksion të rëndë’.

Messi mund të pezullohej dhe të mungonte në 10-30 ditë pagesa.

Sipas Football Leaks, Messi fiton 988 mijë euro në javë te Barcelona. Kjo do të thotë me një pagë mujore të përafërt prej 4,2 milionësh, Messi mund të gjobitet më shumë se 1 milion euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Sport vendor
Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Premier League
Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Përfaqësuesja e Kosovës
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Kalo në kategori