Argjentinasi ishte duke festuar golin e Sergio Busquets në minutat shtesë kur është hedhur një objekt në drejtim të tij.

Lojtarët katalunas u hodhën mbi mesfushorin në skaj të stadiumit kur ai shënoi dhe tifozët vendas e kanë shfrytëzuar shansin që të gjuajnë në drejtim të lojtarëve kundërshtarë.


27-vjeçari shkoi për t’u ankuar te arbitri, por ai e ndëshkoi me karton të verdhë.

Pas fishkëllimës përfundimtare të gjyqtarit, gjatë hyrjes në tunel, Messi ua çoi gishtin e madh tifozëve nikoqirë në mënyrë ironike. /Telegrafi/

telegrafi sport app