Mësohet orari zyrtar i fillimit të Balkans Blockchain Summit 2026 më 23 dhe 24 Maj

Vetëm pak ditë para nisjes së eventit, organizatorët e Balkans Blockchain Summit 2026 kanë publikuar agjendën zyrtare dhe detajet e hapjes së njërit ndër eventet më të mëdha të Web3 dhe blockchain në rajon.
Eventi do të mbahet më 23 dhe 24 Maj në Klan Arena, Prishtinë, ndërsa aktivitetet e ditës së parë fillojnë nga ora 10:00 me regjistrimin dhe pritjen e pjesëmarrësve. Hapja zyrtare e konferencës do të nisë nga ora 11:00.
Në ceremoninë hapëse do të marrin pjesë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Memli Krasniqi dhe Rachel Conlan, Chief Marketing Officer në Binance, duke shënuar një nga momentet kryesore të këtij edicioni.
Pas publikimit të agjendës, tashmë janë bërë publike edhe panelet dhe folësit që do të jenë pjesë e eventit, ku fokusi kryesor do të jetë tek inteligjenca artificiale, edukimi në Web3, tokenization, stablecoins, trading, marketingu në blockchain dhe e ardhmja e ekonomisë digjitale.
Binance rikthehet si partner i eventit edhe këtë vit, ndërsa në mesin e folësve dhe mysafirëve specialë do të jenë emra të njohur të industrisë globale të kriptovalutave dhe teknologjisë.
Një tjetër element që ka tërhequr vëmendje të madhe është edhe giveaway me mbi $10,000 në shpërblime për pjesëmarrësit e eventit, ku organizatorët kanë paralajmëruar shumë fitues gjatë dy ditëve të summitit.
Sipas organizatorëve, interesi për këtë edicion ka qenë rekord, me regjistrime nga vende të ndryshme të botës dhe me synimin që Balkans Blockchain Summit të pozicionohet si një nga eventet më të rëndësishme të Web3 në Evropë.
23-24 Maj, 2026
Klan Arena, Prishtinë
Regjistrohu falas: balkansbs.com
















































