Mësohet arsyeja e pabesueshme se pse Dean Huijsen po dështon te Real Madridi

Sipas “Diario AS”, Dean Huijsen po kalon një periudhë të vështirë fizike te Real Madridi, duke luajtur nën dhimbje për shkak të një problemi në pulpë.
Qendërmbrojtësi spanjoll ka vazhduar të aktivizohet me fanellën e Madridit pavarësisht këtij shqetësimi, i cili i shkakton dhimbje të vazhdueshme.
Kjo situatë ka ndikuar edhe në paraqitjet e tij, teksa besohet se Huijsen nuk ka arritur ende të tregojë potencialin e plotë pas transferimit prej 58 milionë eurosh nga Bournemouth gjatë verës.

Durimi në “Santiago Bernabeu” duket se po shteron. Në ndeshjen e fundit kundër Rayo Vallecanos, të fituar 2-1 nga Real Madridi, Huijsen u vërshëllye nga një pjesë e tifozëve, sinjal i qartë i pakënaqësisë me performancat e tij.
Nëse forma e tij nuk përmirësohet, qendërmbrojtësi rrezikon seriozisht vendin në formacion. Antonio Rudiger, i cili po rikuperohet nga lëndimi, pritet të rikthehet së shpejti, ndërsa edhe David Alaba mbetet një alternativë reale për trajnerin, duke e vënë Huijsen nën presion të madh për të reaguar./Telegrafi















































