Është hedhur shorti për çerekfinalet e garës së dytë më të madhe evropiane, Ligës së Evropës.

Skuadrat e mëdha si Roma, Manchester United e Juventus kanë mësuar kundërshtarët për çerekfinalet e Ligës së Evropës.


Manchester United do të takohet sërish me një skuadër spanjolle, ku kësaj radhe përballet me Sevillan.

Gjiganti italian Juventus do të përballet me portugezët e Sporting Lisbonës, derisa fati i ka buzëqeshur Bayer Leverkusenit që përballet me befasinë Union Saint-Gilloise.

Do të ketë një përsëritje të finales së Ligës së Konferencës, pasi Feyenoord Roterdam do të përballet me Romën.

Tetë skuadrat kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Fituesi i duelit Manchester United - Sevilla do të përballet me fituesin Juventus - Sporting Lisbona.

Ndërkohë fituesi i çiftit tjetër Bayer Leverkuseni - Union Saint-Gilloise përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit Feyenoord - Roma. /Telegrafi/Çiftet e mundshme gjysmëfinale të Ligës së Evropës: Manchester United – Sevilla vs Juventus – Sporting Lisbon Bayer Leverkusen – Union Saint-Gilloise vs Feyenoord – Roma

telegrafi sport app