Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar lart reformën e arsimit në Komunën e Prishtinës që është iniciuar dhe udhëhequr nga drejtoresha komunale e arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku përshkroi “vendosmërinë dhe përkushtimin” e Lushakut për të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në sistemin arsimor të kryeqytetit.
Sipas tij, ideja për të krijuar një model të ri të mësimit gjithëditor për fëmijët e klasave 1-5 ishte një ide e guximshme.
“Jehona më tha: ‘Kam një ide. Aspak e lehtë por mund t’ia dal’. Dhe nisi shpjegimin me plot bindje,” shkroi Abdixhiku, duke përmendur se Lushaku kishte për qëllim të rrisë kohën që fëmijët kalojnë në shkollë, nga katër orë në një ditë të plotë mësimi, duke përfshirë aktivitete të ndryshme pas mësimit dhe drekën në shkollë.
Kjo reformë kërkoi që disa shkolla të bashkohen, të rinovohen dhe të pajisen me kuzhina të reja për të shërbyer ushqim cilësor për fëmijët. Përveç kësaj, Lushaku organizoi konsultime të gjera me prindër, mësimdhënës dhe akterë të tjerë të interesuar, për të siguruar që gjithçka të ishte gati para fillimit të vitit shkollor në shtator.
Rezultati i kësaj pune të palodhur është që nga 1 shtatori, pesë shkolla ikonike të Prishtinës, përfshirë “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Nazim Gafurri”, “Shkolla e Gjelbër” dhe “Qamil Batalli”, do të ofrojnë mësim gjithëditor për rreth 3,000 fëmijë.
Abdixhiku theksoi se ky model i ri do të përhapet edhe në shkolla të tjera në të gjithë Kosovën, duke shënuar një hap të madh përpara në përmirësimin e sistemit arsimor të vendit.
“Jehona është një shembull i shkëlqyer i asaj se si njerëzit e duhur në vendet e duhura mund të bëjnë ndryshime të mëdha,” përfundoi Abdixhiku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë