Mësimëdhënësit pritet të nisin grevën në Maqedoni, qytetarët i mbështesin
Javën e ardhshme, prindërit e nxënësve dhe fëmijëve që shkojnë në çerdhe pritet të njoftohen zyrtarisht për nisjen e grevës së përgjithshme dhe mënyrën e zhvillimit të saj.
Siç ka bërë të ditur tashmë Sindikata e Arsimit, punonjësit që do të jenë në grevë, nuk do të pranojnë fëmijë në kopshte, nuk do ta zhvillojnë procesin mësimor dhe aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënien.
SASHK-u kërkon mbështetjen e prindërve dhe kujdestarëve derisa greva të jetë aktive.
“Secili duhet të marrë aq sa e meriton. Megjithatë, sipas funksionit dhe përgjegjësisë që kanë vërtet meritojnë më shumë”, thotë një qytetar.
“Punonjëset në çerdhe kanë fëmijë të vegjël aty, kujdesen për to, i veshin dhe i zhveshin, patjetër të marrin më shumë. Patjetër të kenë paga më të mëdha”, shprehet një qytetar tjetër.
Një pjesë e qytetarëve madje thonë se në mbështetje të mësimdhënësve edhe qytetarët duhet të dalin në protesta.
“Duhet të shpërblehen mësimdhënësit, ata janë bartësit që fëmijët të shkollohen, të jenë të gatshëm të mësojnë tutje. Njësoj edhe për çerdhet, në tërësi për procesin mësimor”, thotë një qytetare.
“Sa më shumë të dalin në protesta e grevë. Arsimtari e mjeku duhet me pas rrogën më të madhe se janë për shëndetin e mësimin tonë, të fëmijëve tanë..”, shprehet një qytetare.
Vendimi për grevë erdhi pas negociatave jo të frytshme mes Qeverisë dhe Sindikatës për Arsim për rritjen e pagave në shkolla dhe kopshte. SASHK-u kërkon që rritja e pagave në arsim dhe kopshte të reflektohet që në rrogën e marsit të paktën për 18 %, pa humbur asnjë muaj më tepër./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve