Këtë kërkesë e ka bërë eksperti i flokëve, David Salinger i cili është drejtues i Asociacionit Nacional të Trikologjisë - hulumtues të ndryshëm, që studiojnë flokun dhe lëkurën e kokës.

Ky bishtalec, që po kapet në maje të kokës, shkakton alopeci, e cila është rënie e flokëve, vetëm për shkak të tërheqjes dhe kapjes së tyre, transmeton Telegrafi.


Pikërisht kjo pjesë e kokës, është vendi ku fillojnë të rrallohen flokët shkaku i rënies.

Me gjithë paralajmërimet dhe talljet e ndryshme që po ju bëhen meshkujve, që kanë këtë lloj bishtaleci, ky trend vetëm sa po vazhdon të rritet. /Telegrafi/