LAJMI I FUNDIT:

Mes tensioneve të shtuara globale, Rusia, Kina dhe Irani zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në Lindjen e Mesme

Mes tensioneve të shtuara globale, Rusia, Kina dhe Irani zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në Lindjen e Mesme

Kina, Irani dhe Rusia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare që fillojnë të premten në Oqeanin Indian dhe Detin e Omanit, tha ministria e mbrojtjes e Kinës të enjten mes tensionit të shtuar në rajonin midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Kina do të dërgojë në stërvitje Xining, një shkatërrues të raketave të drejtuar, ushtrim i cili do të zgjasë deri të hënën, dhe kanë për qëllim të thellojnë bashkëpunimin midis marinave të tre vendeve, tha zëdhënësi i ministrisë Wu Qian në një konferencë, transmeton Telegrafi.

Stërvitja ishte një ‘shkëmbim normal ushtarak’ midis tre forcave të armatosura dhe ishte në përputhje me ligjin dhe praktikat ndërkombëtare, tha Wu.

“Nuk është e lidhur domosdoshmërisht me situatën rajonale”, tha ai.

Deti i Omanit është një rrugë ujore veçanërisht e ndjeshme pasi lidhet me ngushticën e Hormuzit – përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës në botë – e cila nga ana e saj lidhet me Gjirin Arabik.

Stërvitjet po vijnë gjithashtu në një kohë tensionesh të plota midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Fërkimi është rritur që nga viti i kaluar kur presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit 2015 me gjashtë kombe dhe ri-vendosi sanksione mbi të, duke shkatërruar ekonominë e saj.

Uashingtoni ka propozuar një mision detar të udhëhequr nga SHBA pas disa sulmeve në maj dhe qershor në anije tregtare ndërkombëtare, përfshirë tankistë sauditë, në ujërat e Gjirit, të cilat Shtetet e Bashkuara fajësuan Iranin. Irani mohon akuzat.

Tensioni është rritur në rajon jo vetëm për programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit, por edhe për një sulm të shtatorit në objektet e naftës saudite, që fajësohet prap Irani nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite. Irani gjithashtu mohon përfshirjen.

Kina ka lidhje të ngushta diplomatike, tregtare dhe energjetike me Iranin.

Por Kina gjithashtu ka marrëdhënie të mira me rivalin rajonal të Iranit, Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori