Katie Price ka shijuar një ditë familjare këtë fundjavë me motrën Sophie Price dhe nënën e tyre, Amy.

44-vjeçarja u shfaq me një pamje magjepsëse ndërsa ishte me familjen e saj, me një bluzë ngjyrë bezhë dhe një fund të ngjashëm.


Mamaja e pesë fëmijëve e shoqëroi dukjen me sandale dhe një çantë të bardhë.

Screenshot 6 33 Foto: Screenshot/Instagram

Kjo vjen pas lajmeve për raportin me të dashurin e saj, Carl Woods, duke theksuar se nuk janë ndarë.

Katie pretendoi se ajo ishte hakuar pasi llogaria e saj e shënuar në TikTok postoi një mesazh se kishte mbaruar lidhja mes tyre.

Por në fotot e reja, Katie dukshëm po fsheh dorën e saj të majtë në ditën e familjes, duke e mbajtur atë larg kamerave në çdo foto.

Screenshot 7 31 Foto: Screenshot/Instagram

Carl dhe Katie u fejuan vitin e kaluar dhe që atëherë ajo ka mbajtur një unazë të madhe diamanti, por që nuk e kishte të ekspozuar në foto.

Katie, e cila është fejuar tetë herë, hoqi po ashtu unazën e fejesës për një imazh familjar të realizuar në fund të korrikut.

Screenshot 8 23 Foto: Screenshot/Instagram

Nga ana tjetër, rreth spekulimeve për ndarjen e tyre ka reaguar edhe i fejuari i Katie, i cili e ka mohuar kategorikisht se çifti u ndanë. /Telegrafi/