LAJMI I FUNDIT:

Mes shumë polemikave për referim, përfundon pafitues derbi mes Liverpoolit dhe Tottenhamit në Anfield

Mes shumë polemikave për referim, përfundon pafitues derbi mes Liverpoolit dhe Tottenhamit në Anfield
Reagimi i Mohamed Salah pasi Tottenhami barazoi rezultatin (Getty Images)

Derbi mes Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur në Ligën Premier përfundoi me rezultat 2-2.

Ishte një ndeshje e bukur me raste nga të dy anët, por takimi në Anfield nuk dha fitues.

Goli i parë në takim erdhi nga Mohamed Salah në minutën e tretë dhe më këtë rast egjiptiani u bë lojtari i parë në histori të Liverpoolit që arrin të shënojë më shumë se 20 gola në 25 ndeshjes.


Kieran Trippier gjatë një dueli me Mohamed Salah (Getty Images)

Në minutën e 80-të rezultati u barazuan me anë të Victor Wanyamas, i cili me një goditje të fuqishme nga distanca mposhti Loris Kariusin.

Shtatë minuta më vonë gjyqtari akordoi një penallti për mysafirët, e cila ngjalli shumë pakënaqësi te vendasit, por për fat të mirë të tyre gjuajta e Harry Kane u mbrojt nga Karius.

Mohamed Salah në momentin e golit të dytë (Getty Images)

Salah ishte ai që në minutën e dytë shtesë të lojës i dha epërsinë Liverpoolit për herë të dytë në takim.

Kur të gjithë menduan se Reds do të fitojnë, në skenë dolën edhe një herë gjyqtarët duke i dhënë edhe një penallti Spurs. Dhe normalisht që këtë herë Kane nuk gaboi nga pika e bardhë.

Loris Karius së bashku me Andy Robertson dhe Van Dijk duke u ankuar te gjyqtari Jonathan Moss (Getty Images)

Kjo përballje tregoi edhe se VAR-i është i nevojshëm edhe në kampionatin elitar anglez.

Pas këtij barazimi Liverpooli renditet në vendin e tretë me 51 pikë, kurse Tottenhami dy pozita më poshtë me 49 pikë. Në xhiron tjetër skuadra e Jurgen Klopp do të luajë ndaj Southampton, kurse Tottenhami kundër Arsenalit. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x6e8kpk

Në trend Sport

Më shumë
E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

Hansi Flick me akuza të ashpra ndaj Real Madridit për çështjen e gjyqtarëve

Hansi Flick me akuza të ashpra ndaj Real Madridit për çështjen e gjyqtarëve

Kalo në kategori