LAJMI I FUNDIT:

Mes problemeve në martesën me Jennifer Lopez, Ben Affleck fotografohet i buzëqeshur si rrallë herë

Mes problemeve në martesën me Jennifer Lopez, Ben Affleck fotografohet i buzëqeshur si rrallë herë

Ben Affleck u filmua duke ecur me vajzën e tij Seraphina dhe të gjithë vunë re se sa në humor të mirë ishte aktori zakonisht i vrenjtur. Veç kësaj, një detaj i “ngjalli” sytë shumëkujt.

Ditët e fundit të gjithë sytë janë drejtuar tek çifti i famshëm pas lajmit se aktori është shpërngulur nga pallati i tyre, ndërkohë që po qarkullojnë zëra për divorcin e tyre gjithnjë e më të mundshëm. Prandaj, Affleck është fotografuar i vrenjtur në disa raste, shpesh në prani të gruas së tij të famshme Jennifer Lopez.

Megjithatë, ai i ka habitur të gjithë me paraqitjen e tij të fundit. Domethënë, përderisa njihet si frymëzuesi i memeve gazmore për shkak të shprehjeve të tij të zymta të fytyrës, këtë herë ai ka buzëqeshur ‘nga veshi në vesh’.


Ai bëri një shëtitje me vajzën e tij Seraphina dhe dyshja u ndalën për drekë në Los Angeles. Përveç kësaj, të gjithë vunë re një detaj “kyç”.

Bëhet fjalë për unazën e martesës në dorë. Si aktori ashtu edhe Lopez nuk i kishin vendosur për një kohë dhe në daljet e fundit publike i kishin sërish.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të ndalur thashethemet për një krizë në martesën e tyre. E njohura JLo kaloi 4 korrikun në New York, ndërsa bashkëshorti i saj qëndroi në Los Angeles.

Muajt ​​e fundit temë e vazhdueshme e spekulimeve është marrëdhënia e tyre e cila është në krizë, sidomos pasi Jennifer anuloi turneun e saj muzikor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori