Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka nisur përgatitjet për ndeshjen eliminatore ndaj Shqipërisë.

Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi ditë më parë ka bërë publike listën e të ftuarve për këtë ndeshje.


Lirim Kastrati ishte ftuar nga Përfaqësuesja A e Kosovës për ndeshjen ndaj Gjibraltarit, por nuk do të mbetet pjesë për ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Sulmuesi nga Hogoshti i Kamenicës, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes  është rikthyer tek Kosova U21.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar trajneri i portierëve tek Kosova U21, Naser Prapashtica.

Kosova Gjibraltari foto Ridvan Slivova 63 Lirim Kastrati në aksion gjatë ndeshjes me Gjibraltarit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Prapashtica me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Kastrati i është bashkangjitur në grumbullim ekipit U21.

"Na u bashkëngjitë sot edhe Lirimi për ndeshjen Shqipëria U21 - Kosova U21 më 15-10-2019, ora 19:00 në Elbasan. Forca Kosova", ka shkruar Prapashtica. /Telegrafi/

telegrafi sport app