LAJMI I FUNDIT:

Merr flakë automjeti në qendër të Prishtinës

Merr flakë automjeti në qendër të Prishtinës

Një automjet, i topit kombibus, është përfshirë nga flakët sonte rreth orës 19:00 në Prishtinë.

Në videon e siguruar nga Telegrafi shihet automjeti, i cili ka marrë flakë në qendër të qytetit, që ndodhej në një parking mbrapa lokaleve të Rrugës “Rexhep Luci”.


Automjeti ka vazhduar të digjet për një kohë, derisa nuk është bërë e ditur nëse kanë intervenuar zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit.

Policia nuk ka dhënë ndonjë informatë lidhur me këtë rast, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar dhe nëse janë shkaktuar dëme të tjera, meqë flakët e automjetit që po digjej ishin të mëdha dhe afër një objekti banesor. /Telegrafi/