LAJMI I FUNDIT:

Merkel e pakënaqur për projektin e Trump për tërheqjen e SHBA-së nga Tregtia e lirë

Merkel e pakënaqur për projektin e Trump për tërheqjen e SHBA-së nga Tregtia e lirë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu sot keqardhje për projektin e njoftuar nga presidenti amerikan i zgjedhur, Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga traktati tregtar transpaqësor (TTP) sapo të marrë drejtimin e vendit.

“Nuk jam e kënaqur me faktin që traktati transpaqësor me shumë gjasa nuk do të realizohet tashmë”, deklaroi kancelarja konservatore gjatë një debati për buxhetin 2017 në Dhomën e Ulët të Parlamentit Bundestag.

“Nuk e di se çfarë do të përfitojnë”, shtoi ajo.


“Di vetëm se do të ketë marrëveshje të tjera tregtare. Dhe këto të fundit nuk do të kenë as standardet e kësaj marrëveshjeje, as të marrëveshjeve të parashikuara për tregtinë e lirë mes Evropës dhe SHBA-së (TTIP, apo Tafta), kërcënuar për të dështuar plotësisht.

Miliarderi republikan njoftoi dje se do të angazhohej për të tërhequr SHBA-në nga TTP-ja, nënshkruar në vitin 2015 nga 12 vende të rajonit të Azi Paqësorit, por pa Kinën, në ditën e parë të presidencës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti nënshkrimin e traktatit për tregtinë e lirë mes BE-së dhe Kanadasë (CETA). Sot ekzistojnë traktate që kanë një cilësi të re dhe CETA është e para e kësaj cilësie”, theksoi ajo duke shtuar se mund të ketë një marrëveshje për tregtinë e lirë me SHBA vetëm në nivelin e cilësisë së CETA-s. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Kalo në kategori