LAJMI I FUNDIT:

Meridian Express me ofertë të veçantë për materiale shkollore

Meridian Express me ofertë të veçantë për materiale shkollore

Çdo herë fillimi i muajit shtator është mjaft emocionues për shumë fëmijë, pasi shumë nga ta për herë të parë ulen në bankat shkollore, për t’u shkolluar për të ardhmen.

Mënyra e rritjes dhe shkollimi i fëmijëve janë mjaft brengosëse dhe sfiduese për secilin prind, sidomos në raste të veçanta siç është fillimi i vitit të ri shkollor i cili ka edhe nevoja për familjet, sepse ata duhet t’u blejnë pajisje të ndryshme shkollore fëmijëve për të qenë sa më të përgatitur kur fillojnë shkollën.

Blerjet e materialeve shkollore për fëmijë mund të bëhen lehtë e shpejtë, madje edhe me çmime të volitshme, vetëm duhet të përzgjidhet vendi ideal.

Për t’i blerë të gjitha materialet për shkollë rrejti i marketeve Meridian Express ka filluar kampanjën “Back to School”, ku për çdo blerje të materialeve mbi 9.99 euro do merrni gratis një kuti ushqimi për fëmijët të cilët marrin ushqimet e shtëpisë me vete në shkollë.

Kampanja e Meridian Express ofron çanta për shkollë me personazhet shumë të dashura për fëmijët siç është çanta me personazhin e Spiderman-it, po ashtu ofrohen fletore me personazhin e dashur nga vajzat atë të Frozen, lapsa, kimikë, ngjyra, goma, set të vizoreve, blloka për vizatim si dhe materiale të tjera të domosdoshme për nxënësit që shkojnë në shkollë.

Yllka Mustafa – Vejsa, menaxhere e marketingut në Meridian Express ka thënë se kampanja “Back to School” është organizuar me qëllim të lehtësimit të blerjeve për prindërit në mënyrë që fëmijët e tyre të lumtur ta fillojnë procesin mësimor.

Produktet e kampanjës “Back to School” të Meridian Express mund t’i shikoni duke klikuar KËTU.

Ndryshe Meridian Express në terë vendin ka të hapur 35 markete të cilat funksionojnë në lokacionet afër lagjeve. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar