Mbrojtësi Mërgim Vojvoda dhe portieri Visar Bekaj shpresojnë se Kosova do të tregojë një paraqitje të mirë në miqësoren që do ta luajë në udhëtim ndaj Norvegjisë në Oslo.
Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar sot (2 qershor) seancën e ardhshme stërvitore në kuadër të grumbullimit për miqësoren ndaj Norvegjisë e cila do të luhet më datë 5 qershor.
Në këtë seancë stërvitore përzgjedhësi Franco Foda, ka vazhduar ta prezantojë filozofinë e lojës të cilën synon ta aplikojë në ndeshjet e ardhshme.
Pas stërvitjes së sotme, mbrojtësi Vojvoda dhe portieri Bekaj, janë prononcuar shkurtimisht për faqen zyrtare të FFK-së.
Vojvoda ka thënë se stërvitjet kanë shkuar mirë dhe se ekipi po mundohet që t’i instalojë në sistemin e lojës idetë e trajnerit.
“Besoj që kemi treguar koncentrim deri tash sepse nuk është lehtë kur e dimë se kampionati ka përfunduar. Por stërvitjet kanë shkuar mirë, çdo lojtarë është në rregull dhe shpresoj të jenë të gjithë në dispozicion. Trajneri po mundohem me idetë e tij të përgatitemi sa më mirë. Duam që të krijojmë lojën tonë, filozofinë tonë, idetë e trajnerit për ato lojë që na vijnë në shtator”, ka thënë fillimisht Vojvoda.
“E dimë se Norvegjia është ekip i fortë fizikisht, ka lojtarë të mirë, por duhet të luajmë lojën tonë dhe e presim me pozitivitet për fitore. Shpresoj të kemi mbështetjen e bashkatdhetarëve sepse na nevojitet përkrahja e tyre. Kemi nevojë për ta dhe na bëhet qejfi që të ketë sa më shumë shqiptarë”, përfundoi ai.
Njësoj ka deklaruar edhe portieri Bekaj i cili tha se Kosova e ka analizuar mirë Norvegjinë dhe se në këtë ndeshje do të futen me një mentalitet fituesi.
“Në fillim kemi pasur stërvitje më intezive, kurse me afrimin e ndeshjes po punojmë më shumë taktikisht. Jemi duke e anilizuar mirë kundërshtarin. Është ndeshje miqësore, por prapëseprapë e ka rëndësinë e vet dhe duhet të fokusohemi 100 përqind. Duhet të fusim në ekip mentalitet fituesi dhe shpresoj të shkojmë të bëjmë lojë të mirë atje dhe pse jo të fitojmë, pastaj të vazhdojmë në Ligën e Kombeve me fitore”, ka thënë fillimisht Bekaj.
“Norvegjia ka lojtarë të mirë. Pika e fortë e tyre është mesfusha dhe sulmi, por në ndeshjet e fundit kanë çaluar në mbrojtje. Shpresoj se do të analizojmë deri në fund se ku i kanë pikat e dobëta dhe të dalim mirë. Po ashtu, i ftoj bashkatdhetarët që të na mbështesim sa më shumë dhe shpresoj t’i gëzojmë me fitore”, përfundoi ai.
Nesër (3 qershor) paradite “Dardanët” e zhvillojnë stërvitjen e fundit në Kosovë, derisa më pas marrin rrugë për në Oslo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës