Në E-Class Coupe dhe Convertible, do të ketë teknologji të nivelit të lartë

Shfaqja zyrtare e dy versioneve të Mercedes E-Class, do të ndodhë më 27 maj, ndërsa deri më tani, është treguar një pjesë e dukjes së jashtme të kësaj makine, transmeton Telegrafi.

Tani që ka mbetur më pak se gjysmë jave, deri në shfaqjen e tërësishme, Mecedes tregoi edhe brendinë e makinës, ku është një nivel shumë i lartë i teknologjisë.

Sistemi i ri infoteitment MBUX, që është zhvilluar nga Mercedes, mund të kryej disa funksione si njoftimin me zë për motin, te rregulloje temperaturën, ngrohë ulëset si dhe të njoftojë me zë kur ekipi i preferuar sportiv i shoferit e bën ndonjë shënim.

Ekrani për të dhënat e makinës, si dhe ai për infoteitment i kanë nga 12.3 inç, ndërsa janë vendosur në mënyrë vertikale në pjesën e përparme të kabinës.

Kjo veturë e avancuar, ofron edhe lehtësira të shumta për shoferin, që kur është në vozitje të asistohet në rrethana të ndryshme, përfshirë edhe largimin e duarve nga timoni. /Telegrafi/