LAJMI I FUNDIT:

Mercedes teston modelin AMG A45, befason stili ri i grillit (Video)

Mercedes teston modelin AMG A45, befason stili ri i grillit (Video)

Prodhuesi gjerman Mercedes, ka bërë të ditur se do ta vë në prodhim modelin e ri AMG A45, por pa bërë të ditur asnjë detaj.

Reporterët që merren me veturat e reja, pretendojnë se e kanë parë pikërisht këtë veturë, teksa testohej me shtresat për kamuflazh, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk shihen saktë linjat që i ka, vërehet qartë se e ka grillin Panamericana, që është përdorur në modelin e fundit A-Class. Ky grill dallon nga të tjerët, pasi është katrore dhe me shufra në mes.

Derisa disa dyshojnë se ky AMG mund të prezantohet në Gjenevë gjatë muajit mars, të tjerë konsiderojnë se nuk është gati dhe se do të shfaqet diku në fund të vitit. /Telegrafi/