LAJMI I FUNDIT:

Mercedes po teston një model të fuqishëm nga linja AMG, që do të lansohet gjatë vitit që vjen (Foto)

Mercedes po teston një model të fuqishëm nga linja AMG, që do të lansohet gjatë vitit që vjen (Foto)

Tobias Moers që është në krye të kompanisë gjermane Mercedes, ka konfirmuar se po punohet në një model të ri nga linja AMG, që do të jetë shumë i fuqishëm.

Nuk janë dhënë detaje mbi veturën, që do të ketë katër dyer dhe mbi 400 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.

Makina pritet të jetë praktike, e lehtë në manovrim dhe kryesisht e krijuar për nevoja ditore.

Deri më tani, makina që është parë me shtresën për kamuflazh, është quajtur AMG A45, ndërsa thuhet të jetë rivale me Audi RS3. /Telegrafi/