LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Maybach lansohet nesër, shikoni detajet e mahnitshme (Video)

Mercedes-Maybach lansohet nesër, shikoni detajet e mahnitshme (Video)

Kompania gjermane Mercedes që për një kohë është duke i mbajtur në ethe entuziastët lidhur me makinën e hapur S 650, e ka publikuar një video të re ku i tregon disa detaje të Maybach.

Para se të lansohet nesër në LS Motor Show, mund të shihni se si duket grilli, pjesa e pasme dhe anësoret mbi rrotë, ulëset luksoze nga lëkura dhe pjesa anash timonit, transmeton Telegrafi.


Në këtë filmim, kuptojmë njëherësh se ky model do t’i ketë vetëm 300 njësi.

Sa i përket asaj se çfarë ka nën kapak, apo sa do të kushtojë na mbetet të presim edhe një kohë të shkurtër. /Telegrafi/