LAJMI I FUNDIT:

Mercedes EQC: Një makinë elektrike që mund të jetë gjithashtu një ‘përbindësh’ jashtë rrugës

Mercedes EQC: Një makinë elektrike që mund të jetë gjithashtu një ‘përbindësh’ jashtë rrugës

Në terren, EQC 4×4² elektrik është më i aftë se G-Class aktual.

Mercedes ka bërë vetëm një kopje deri më tani për të treguar se çfarë mund të bëjë një makinë elektrike, transmeton Telegrafi.

Mercedes ka prodhuar një kopje unike të modelit EQC në një performancë të fuqishme jashtë rrugës. EQC 4×4² i ri tregon se edhe veturat elektrike mund të jenë SUV shumë të aftë.


Duke ndjekur shembullin e performancës ekstreme të G-Class 4×4² nga pesë vjet më parë, kjo makinë gjithashtu ka goma të mëdha dhe është shumë e ngritur. Në veçanti, ndërsa EQC klasik është 14 centimetra mbi tokë, ‘përbindëshi’ është sa 29 centimetra, i lartë.

EQC 4×4² është i aftë të kryejë detyra ekstreme në terren, të tilla si kalimi i ujit me thellësi 40 centimetra dhe tejkalimi i gungave në një kënd prej 31,8 gradë.

Përveç këtyre, makina është e pajisur edhe me programe speciale të ngasjes jashtë rrugës. Edhe pse ky është vetëm një model konceptual, shumë prej tyre shpresojnë në prodhim masiv si me G-Class 4×4². /Telegrafi/